Fillon periudha e rivotimit përmes postës për kryetar të Dragashit

29 nëntor 2021 | 10:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se duke filluar nga sot 29 nëntor, fillon periudha e përsëritjes së votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Dragashit.

KQZ përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se periudha e rivotimit përmes postës për kryetar të Dragashit do të zgjas deri më 13 dhjetor 2021.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.

KQZ ka njoftuar se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Universitetin e Osakas, në Japoni, po përdorin printera…