Fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Skenderajt

13 janar 2020 | 15:13

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2019-2020, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ahmet Delia”, në Skenderaj, për t’iu uruar mësimdhënësve dhe nxënësve suksese në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies.

Me udhëheqësit e kësaj shkolle, kryetari Jashari ka biseduar për procesin mësimor, kushtet infrastrukturore si dhe rreth mundësive për ndërtimin e sallës së sportit në këtë shkollë, për të cilën ai ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i drejtorëve në Komunën e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen…