Fillon rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

11 gusht 2020 | 14:21

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se ka filluar rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari” në këtë komunë dhe ndërtimi i trotuarit e ndriçimit publik në qendrat e bashkësisë lokale të Prekazit dhe Qirezit.

Këto projekte bashkëfinancohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe “Demos”-i nga njëra anë dhe komuna e Skenderajt nga anë tjetër, në kuadër të grantit të performancës, grant ky të cilin kjo komunë e ka fituar si rezultat i qeverisjes së mirë.

Me këtë rast, kyetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim dy zëvendësministret e MAPL-së, Fatbardha Emini dhe Magbule Shkodra bashkë më të cilat ka vizituar punimet në realizimin e këtyre dy projekteve.

Jashari, në ceremoninë e fillimit të dy projekteve në fjalë ka falënderuar MAPL-në për mbështetjen e dhënë dhe është shprehur i lumtur që si rezultat i qeverisjes së mirë, këtë vit do të realizohen 3 projekte, të cilat kapin vlerën totale prej 265 mijë euro, prej të cilave 207 mijë janë shpërblim nga granti i performancës, kurse 58 mijë janë bashkëfinancim nga komuna e Skenderajt.

Duke folur rreth rehabilitimit të sheshit “Adem Jashari”, i cili kap vlerën totale prej 75 mijë euro, kryetari Jashari ka theksuar se ky projekt është i mirëseardhur pasi më të do të rehabilitohen disa nga pjesët ë dëmtuara të sheshit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser…