Fillon renovimi i objektit të gjimnazit “Hamëz Jashari”

05 prill 2022 | 12:41

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar fillimin e punimeve për meremetimin e objektit të gjimnazit “Hamëz Jashari”, në kuadër të programit të bashkëfinancimit me Fondin Kosovar të Efiçiencës.

Në kuadër të këtij programi, projekti parasheh ndërrimin e tërësishëm të kulmit, dritareve, fasadimin efiçient, riinstalimin të nxemjes qendrore dhe nivelizim.

Kryetari Nura, në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, duke iu përgjigjur zërave se do të rrënohet objekti i gjimnazit, ka thënë se: “nuk është rrënim, larg qoftë, por ringritje dhe ruajtje e historisë sonë së lavdishme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leutrim Ymeri shpall te pavlefshem diplomen e fakultetit “Iliria” Prishtinë…