Fillon semestri në Kosovë, këta nxënës do të sfidohen në olimpiadat ndërkombëtare

14 janar 2019 | 11:26

Në Kosovë, sot ka filluar semestri i dytë i vitit shkollor 2018/2019. E megjithatë ky vit e gjeti sektorin publik të arsmit në grevë me përjashtim të shokollës Elena Gjika në Prishtinë. 

Ndërkaq ndryshe është situata në shkollat private, pasi duke qenë sektor privat, sipas programit të Ministrisë të Arsimit dhe Shekncës kanë filluar procesin mësimor.

E ky vit do të jetë një sfidë për nxënësit e shkollës International School of Prishtina (ISP) pasi sërish do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për të nderuar Kosovën.

Duke i uruar suksese fillimit të semestrit të dytë, drejtori i shkollës ISP Ayhan Alatas është shprehur se edhe ky semester do t’i gjejë nxënësit e Kosovës në garat ndërkombëtare.

“Garat në të cilat do të marrim pjesë këtë semestër janë, The Intellectuals challenge – e cila mbahet në shtetet Angli, Amerikë, Australi dhe gara Genius Olympiad që mbahet në New York. Edhe këtë vit besojmë se studentët tanë do të fitojnë medalje.” tha ai.

Tashmë u bënë disa vite që nxënësit e shkollave ISP dhe Mehmet Akif të Prishtinës garojnë në arenën ndërkombëtare dhe kanë qenë të shumta sukseset e tyre. Vlen të theksohet suksesi në vitin 2016 i nxënëses nga Gjilani Doruntina Sylejmani e cila fitoi medaljen e bronztë në shtetin e largët të Hong-Kongut. Kjo medalje u fituar në Olimpiadën Ndërkombëtarë të Matematikës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 10 vota për, asnjë votë kundër e asnjë abstenim,…