Fillon takimi Kurti-Mustafa

11 dhjetor 2019 | 17:47

Ka nisur takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ky takim është duke u mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për mundësinë e arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LV-së dhe LDK-së.

Marrëveshja për bashkëqeverisje është duke u kushtëzuar nga LDK-ja me postin e presidentit të Kosovës, të cilin është duke e kërkuar partia e Isa Mustafës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës të mërkurën është shfaqur në terën me…