Fillon transformimi i pjesës së frekuentuar të qytetit, bulevardi “Ilaz Kodra” në Skenderaj

16 nëntor 2023 | 13:45

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka filluar transformimi i pjesës së frekuentuar të qytetit, bulevardi “Ilaz Kodra”, ku ka filluar rrënimi i objekteve ekzistuese, për t’u zëvendësuar me objekte moderne, në të cilat operatorët biznesorë do të kenë kushte shumë më të mira të zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike.

Ndërkaq pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i tribunës veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”, e tërë kjo në funksion të zbatimit të planit rregullativ të qytetit të Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova,…