Filluan punimet në rrugën Nacionale N2, segmenti Nadakovc – Smrekonicë

03 maj 2019 | 14:27

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Nacionale N2, segmenti Nadakovc – Smrekonicë.

Zëvendësministri Kadriu ka theksuar se kjo rrugë, bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse do të ndërtohet me standarde evropiane. Ai ka shtuar se ky aks rrugor ka rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët e Vushtrrisë por tërë Kosovën.

Kadriu ka theksuar përkushtimin e ministrit Pal Lekaj dhe Qeverisë së Kosovës që të investohet në të gjitha rrugët nacionale me qellim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke e falënderuar Ministrinë Infrastrukturës dhe Transportit dhe Qeverinë për përkushtimin e treguar, ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e kësaj rruge.

Segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakovc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anketë e fundit e kryer mbi qytetarë të ndryshëm…