“Film romantik apo erotik?”/ Aktorja e njohur ka dy fjalë për Beatrixin dhe Donaldin: Veç puthjeve e ledhatimeve..

12 dhjetor 2021 | 11:14

Goca dhe Gra – Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për shumë gjëra.

Madje Rajmonda nuk ka shpëtuar as nga “Big Brother VIP”, të cilin e ndjek për shkak të mikeshës së saj, Monika Lubonja. Aktorja mendon se kjo e fundit është më ndryshe jashtë.

Nga ana tjetër, Bulku është ndalur edhe te çifti Beatrix-Donald, ku ka thënë se veç puthjeve dhe ledhatimeve do të ishte më mirë nëse do të shihte më shumë siguri tek ta, që të kishin një urë komunikimi.

Më tej Rajmonda ka treguar se darka mes atyre të dyve i është dukur mjaft pasionante dhe romantike, sepse nëse do të kalonte në nivele të tjera do të bëhej fiks si një film erotik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Nishani i cili ishte dje pjesë e Kuvendit të…