Për regjisorin Skolimowski, kjo është pjesë e joshjes. Përpara se të fillonin projektin EO, regjisori dhe gruaja dhe bashkëproducentja e tij Ewa Piaskowska, kërkonin një metodë rrëfimi që shkon përtej strukturës klasike lineare – “e cila ishte paksa e mërzitshme për ne”, thotë ai. “Donim të bënim diçka ndryshe. Në caktimin e personazhit të kafshës si personazh kryesor të të gjithë rrëfimit, apo edhe më tej – duke e treguar rrëfimin përmes personazhit të kafshës ne përpiqeshim t’ia ofronim një zë të pazërit, atyre që nuk mund të flasin për veten”. /Telegrafi/