Filmi për Princ Harry-n, një komedi vizatimore zbërthen çfarë ndodh brenda familjes mbretërore

30 korrik 2021 | 14:08

Pjesa më e madhe e ngjarjeve të ndodhura brenda mureve të familjes mbretërore britanike pas martesës së princit Harry mbeten të panjohura, por aq sa kanë dalë në publik nga deklaratat e vetë princit dhe bashkëshortes së tij Meghan kanë mjaftuar që HBO të frymëzohet për një film vizatimor komedi.

Kasti i mbushur me yje sheh Orlando Bloom në rolin e personazhit kryesor, atë të Harry, gjithashtu përmban Alan Cumming, yllin e Games of Thrones, Sophie Turner dhe Dan Stevens.

Krijuar nga skenaristi i “Family Guy”, Gary Janetti, një klip ngacmues i shfaqjes HBO u hodh në publik dhe aty shfaqet Harry dhe Meghan, që luhet nga Condola Rashad, duke parë për apartamente në Hollyëood.

Duke u tallur me stilin e jetës që Harri la në Mbretërinë e Bashkuar, Harry i thotë Meghan: “Ky mund të jetë pallati më i vogël në të cilin kam qenë ndonjëherë”

“Epo, është një apartament”, përgjigjet Meghan.

Për të cilën Harry thotë: “Po, një pallat apartamentesh. Shumë pallate të vogla brenda një pallati të madh”.

Seriali prej 12 episodesh ka nisur transmetimet në HBO Max në SHBA, pas shtyrjes së datës fillestare për shkak të vdekjes së Princit Philip.

Nuk dihet ende nëse seriali do të shfaqet edhe në Britaninë e Madhe, ndërkohë që në lojë vihet e gjithë familja mbretërore, përfshirë këtu edhe vetë Mbretëreshën dhe vëllain e Harry-t, William dhe bashkëshorten e tij, Kate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të FIA-s, që ka hedhur poshtë apelimin e…