Mercedesi akuzon Red Bullin

30 korrik 2021 | 14:06

Pas vendimit të FIA-s, që ka hedhur poshtë apelimin e Red Bull, që kërkonte një dënim më të rëndë të Lewis Hamilton, pas kontaktit që pati me Maks Verstapenin në pistën në Angli, ka ardhur reagimi i ekipit të Mercedesit.

Makina gjermane ka përdorur tone të ashpra karshi rivalëve të Red Bull, duke i akuzuar rëndë.

“E kemi mirëpritur vendimin e FIA-s, që hedh poshtë apelimin e Red Bull-it. Një vendim që ka mbyllur përfundimisht këtë incident. Shpresojmë që ky vendim të ndalë edhe përpjekjet e Red Bull-it për të hedhur baltë mbi personalitetin sportiv të Lewis Hamiltonit”, thuhet në reagimin e Mercedesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do t’i ketë dy anëtarë…