Kushtetuesja i kthen përgjigje presidentes: PDK-ja do t’i ketë dy anëtarë në KQZ

30 korrik 2021 | 14:04

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do t’i ketë dy anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu.

“E drejta kushtetuese e Partisë Demokratike të Kosovës që të përfaqësohet me dy anëtarë në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, më në fund, triumfoi! Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani, kjo e fundit, sot ka nxjerr vendimin për emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në këtë komision. U deshën disa muaj që pretendimet tona të drejta të merren parasysh e të vërtetohen si të bazuara, ndërsa ky vendim është fitore kushtetuese e radhës e PDK-së, në raport me tentativat për kapjen e këtij institucioni të pavarur kushtetues”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja  është duke shijuar pushimet në Shqipëri, ku  edhe, sot…