Deputetët gjuajnë shishe drejt Edi Ramës

09 tetor 2026 | 12:57

Ashtu siç edhe pritej, momenti para votimit të Ligjit të Hartës së re Territoriale të vendit, u shoqërua me tensione të opozitës kundrejt protagonistëve të mazhorancës.

Në shënjestër ishin kryeministri Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që munguan gjatë diskutimeve dhe mbërritën në momentin kur duhej hedhur vullneti me votë.

Pak sekonda para votimit të reformës së re administrativo-territoriale, në sallën e Kuvendit u shfaq ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një moment kur tensionet mes mazhorancës dhe opozitës kishin arritur kulmin.

Prania e saj u shoqërua me përplasje në sallë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të Ballukut. Ndërkohë, deputetë të tjerë të opozitës qëlluan me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në seancë u hodhën edhe vezë, raporton TCh.

Incidentet ndodhën në minutat e fundit të një seance maratonë, që zgjati rreth 14 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra.

Opozita kundërshtoi projektligjin, duke kërkuar tërheqjen e tij dhe duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet në ndarjen administrativo-territoriale ishin hartuar pa konsultim me qytetarët. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që çështja t’i nënshtrohej referendumit.

Pavarësisht tensioneve dhe incidenteve në sallë, Kuvendi e miratoi reformën pak pas mesnate me 85 vota pro, duke i hapur rrugën organizimit të ri territorial të vendit me 46 bashki.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Hajdutët kanë vjedhur 30,000 shishe vere me një vlerë totale…