Finalet e Kupës së Kosovës në volejboll

31 mars 2024 | 16:39

Sonte do të zhvillohen dy finale në kuadër të Kupës së Kosovës në volejboll.

Me fillim nga ora 17:15 fillon ballafaqimi në konkurrencën e meshkujve në mes të Pejës dhe Ferizaj.

Peja para kësaj sfide eliminoi Lubotenin dhe Dritën, ndërsa Ferizaj eliminoi Ulpianën dhe Skënderbeun.

Në anën tjetër, tek konkurrenca e femrave në finale me fillim nga ora 20:15 ballafaqohen Drita dhe Fushë Kosova.

Drita deri në finale eliminoi Ferizajn dhe Skënderajn, ndërsa Fushë Kosova triumfoi ndaj Prishtinës, Kastriotit dhe Fer Volley.

Takimet finale zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tërmete janë regjistruar në pak orë në Greqi, shkruajnë…