Finalistët e “Big Brother VIP” urojnë Pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2022 | 12:57

Finalistët e edicionit të parë të Big Brother VIP kanë uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Teksa qëndrojnë para një kamere, Iliri, Donaldi dhe Beniada kanë uruar këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Urime Kosovë, urime ditën e Pavarësisë. Gëzuar nga tre banorët dhe Einxhel, të urojmë ditën e Pavarësisë.”, tha Donaldi. “Urojmë nga zemra gjithë të mirat për të gjithë Kosovën, jemi gjithmonë me ju. Ju duam shumë.”, shton Iliri.

Donaldi shprehet gjithashtu se kanë menduar të bëjnë disa organizime brenda shtëpisë së famshme me ndihmën e Vëllait të Madh. “Duam të krijojmë një atmosferë sa më festive dhe të jemi afër jush me zemër.“, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për…