Finalizohet ndërtimi i pendës së ujitjes në lokacionin Jaruha në Junik

20 dhjetor 2019 | 14:47

Komuna e Junikut ka bërë me dije se ka arritur fazën finale ndërtimi i pendës së ujitjes në lokacionin Jaruha.

Kjo komunë ka njoftuar se kjo pendë ofron infrastrukturë të mirë në sektorin e bujqësisë për lagjet “Krasniqi”, “Shalaj” dhe “Gaxherri” të Junikut.

“Komuna e Junikut në kuadër të iniciativës ;Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’, po krijon kushte të mira infrastrukturore dhe qasje të lehtë për qytetarë për zhvillim në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Projekt është financuar nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Bujqësia Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit zyrtar…