Finalizohet projektbuxheti i Komunës së Mitrovicës

30 gusht 2021 | 16:23

Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe në prani të drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht në këtë mbledhje, shefi i sektorit për Buxhet dhe Financa, Zenel Çitaku, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme të përgatitjes së buxhetit komunal 2022-2024, për të cilin paraprakisht janë mbajtur dëgjimet publike me qytetarë dhe me drejtorët e drejtorive komunale, dhe se para datës 1 shtator ky dokument do të dërgohet për shqyrtim në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e më tutje për miratim në Kuvendin Komunal.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Maturës, ku sipas drejtorit gjithçka ka shkuar në bazë të kritereve të duhura, dhe nuk ka pasur asnjë problem gjatë tërë procesit të testimit.

Kurse drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani, ka thënë se në Mitrovicë aktualisht janë 1 214 raste pozitive aktive me virusin Covid-19, ku ka bërë apel tek qytetarët të kryejnë vaksinimin, dhe të mbajnë maska mbrojtëse në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik të të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me…