
Finalja e Kupës zhvillohet me 21 maj
05 maj 2025
| 14:04
Ka ndryshuar data e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Finalja e madhe do të luhet mes Prishtinës dhe Llapit, dy skuadrat që kanë siguruar një biletë për finale dhe synojnë fitimin e trofeut.
FFK-ja e kishte paraparë që finalja të luhet më 14 maj, por data ka ndryshuar. Tanimë dy skuadrat, si Llapi ashtu edhe Prishtina kanë informuar adhuruesit e tyre se ndeshja finale është shtyrë për një javë dhe do të luhet më 21 maj. Finalja mes Prishtinës dhe Llapit luhet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.