Finalja e Ligës së Evropës do të luhet me tifozë

04 maj 2021 | 14:25

Finalja e Ligës së Evropës do të luhet me tifozë pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile.

Ndeshja që do të luhet në “Energa Stadium” të Gdanskut në Poloninë Veriore do të ketë 9 mijë e 500 tifozë. Në fakt, kjo është vetëm 25% e stadiumit pasi në total kapaciteti është 43 mijë e 615.

Ende nuk është zyrtarizuar kush do të luajë në atë finale, por më e favorizuar është Manchester United që ka mposhtur në ndeshjen e parë 6-2 Romën, kurse tek sfida tjetër Villareal ka avantazhin 2-1 ndaj Arsenal, por duhet ta ruajë atë edhe në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burri i parë shtatzënë në Spanjë, Ruben Castro, ka lindur…