Finalja e parë në Playoff i takon Trepçës
Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale të Playoff-it, duke e mposhtur Bashkimi me rezultat 94-79, në një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Minatori”. Me këtë triumf, mitrovicasit marrin epërsinë 1-0 në finalen e kampionatit.
Skuadra e Trepça zhvilloi një ndeshje të fortë dhe të kontrolluar, duke u mbështetur te paraqitjet e lojtarëve kryesorë. Mustapha Amzil ishte ndër më të mirët me 21 pikë dhe 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck kontribuoi me 22 pikë, ndërsa Dardan Kapiti shtoi 16 pikë dhe 6 kërcime.
Nga ana e Bashkimit, më efikasi në parket ishte Shannon Shorter, i cili realizoi 27 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen në ndeshjen e parë të serisë finale.
Trepça tashmë kalon në avantazh dhe synon të vazhdojë formën pozitive në ndeshjet e radhës të finales së Playoff-it.



