FINCA dhe qendra informative për bujqësi mbajtën takim më fermerët – blegtorët e komunës së Deçanit

29 nëntor 2019 | 22:00

Përmes ligjëratave nga njohës të fushave përkatëse padyshim se sjell edhe njohuri në lëmin e caktuar.

Në ambientin e komunal Institucioni mikro-finaciarë –FINCA, me seli në Deçan në bashkëpunim më qendrën informuese, kanë mbajtur një takim të përbashkët më blegtorët dhe fermerët e komunës së Deçanit.

Tema e këtij takimi ishte: Transferimi i principeve të reja tekniko–teknologjike ne prodhimtarin e qumështit të lopëve deleve dhe dhive.

Organizatorët e këtij trajnimi një ditor Genc Kameraj –menaxher i degës FINCA në Deçan, Selim Ramosaj, analist i agrobizneseve në bashkëpunim më qendrën e informimit në sektorin e Bujqësisë Bajram Çeku, në vazhdimësi organizojnë trajnime të tilla në kuadër të planit vjetorë në mënyrë që të jen sa më afër fermerëve të komunën së Deçanit, më ligjërata nga trajner-profesor universitarë të dëshmuar në shkencën e blegtorisë si Prof.Dr.Hajrip Mehmeti.

Blegtorët deçanas, e vlerësuan nivelin e lartë  të organizimin, sponzorizimin dhe ligjërimin e Prof.Mehemtit që dha njohuri të reja dhe zbatimi e njohurive në praktika  për blegtorët tanë si në vendet Evropiane.

Bajram Çeku, këshilltar publik në shërbimet këshillimore të komunës se Deçanit,nder të tjera tha se jam jashtëzakonisht i kënaqur më organizime të tilla më vet faktin se fermerët-blegtorët, shprehin interesimin të jen pjesëmarrës për të mare përvoja të reja të cilat edhe kanë mundësi ti jetësojnë  në fermat e tyre e këto ndikojnë  direkt në rritjen e kapaciteteve në fermë dhe krijojnë të  hyrat më të mëdha të atyre që i praktikojnë këto përvoja.

Për organizime të tilla presim edhe në të ardhmen  mbështetjen  financiarë për  trajnime të tilla si nga institucionet financiare në ketë rast nga FINCA  po ashtu edhe nga organizatat jo qeveritare nga fondet qeveritare dhe ato të BE-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nuk është përgjegjës për…