Finlanda dyshon se Rusia ka ndërhyrë në sistemin e saj të GPS-it

12 nëntor 2018 | 11:41

Kryeministri finlandez, Juha Sipila ka thënë se është duke hetuar nëse Rusia ka ndërhyrë së fundmi në sinjalet e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) në veri të rajonit verior të këtij shteti, Lapland, gjatë stërvitjeve të NATO-s, duke rrezikuar trafikun ajror civil.

Ai i ka bërë këto deklarata më 11 nëntor, pasi shërbimet ajrore të Finlandës kanë nisur një paralajmërim për shkak të pengesave në sistemin e GPS-it në veri të këtij shteti.

Edhe Norvegjia ka bërë një paralajmërim të ngjashëm në fund të muajit tetor, kur kishin filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake në NATO-s që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

Në stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga periudha e Luftës së Ftohtë, janë përfshirë 29 anëtarë të aleancës Perëndimore, si dhe partnerët, Finlanda dhe Suedia.

Stërvitjet dyjavore janë mbajtur afër Rusisë në kohën kur Perëndimi dhe Moska vazhdojnë të rrisin tensionet.

Stërvitjet janë kritikuar nga Moska, e cila ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështet separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, mirëpo akuzon NATO-n për qasje provokative afër kufijve të saj.

Finlanda, që ndan 1,340 kilometra të kufirit me Rusinë ka ndërtuar lidhje të ngushta me NATO-n mirëpo nuk është plotësisht e anëtarësuar në Aleancë./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho, që konsiderohet një nga…