Ronaldinho: Puyoli ishte mbrojtësi më i mirë në botë

12 nëntor 2018 | 11:35

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho, që konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ka qenë “frika” e të gjithë mbrojtësve kundërshtarë.

Braziliani, në një intervistë për “Goal”, ka zbuluar se cili është mbrojtësi që i ka sjell më së shumti telashe atij. Është interesant fakti se ai ka zgjedhur dikë që e kishte bashkëlojtar që, sipas tij, në çdo stërvitje kishte problem ta driblonte.

“Carles Puyol është një nga mbrojtësit më të fortë. Stërvitesha me të dhe mendoj se nuk kishte mbrojtës më të vështirë. Ishte e pamundur të driblohej”, ka thënë Ronaldinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është një femër që ka arritur sukses të…