Finlanda për herë të parë në Kampionatin Europian

15 nëntor 2019 | 20:51

Kombëtarja e Finlandës do të jetë surpriza e Kampionatit Europian verën e vitit të ardhshëm, pasi siguroi një biletë mbrëmjen e kësaj të premteje, duke zyrtarizuar edhe matematikisht kualifikimin e me fitoren e pastër 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.

Kjo kombëtare ka një hero dhe ai është Teeamu Puki, i cili e ka udhëhequr kombin e tij në këto kualifikuese, duke realizuar 9 gola nga 15 në total që ka shënuar ekipi.

Finlanda është tashmë e dyta në grupin që udhëhiqet nga Italia, ndërsa ka lënë në vedin e tretë Greqinë dhe Bosnjën që rezultoi një zhgënjim.

Shpresojmë që Finlanda të mos jetë e vetmja përfaqësuese në këto finale të Europianit që merr pjesë për herë të parë, pasi një mundësi të artë e ka edhe Kosova, e cila është në “playoff”-in e Ligës së Kombeve, nga ku pretendon të sigurojë një biletë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më…