Finlanda pezullon 2 mijë bitcoinët e konfiskuar

21 shkurt 2018 | 12:12

Autoritetet finlandeze po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si të menaxhojnë rreth 2 mijë bitcoinë që shteti i ka konfiskuar.

Kur kriptovaluta kapi vlerën maksimale më 18 dhjetor 2017, ato vlenin rreth 40 milionë dollarë, por tashmë vlerësohen në rreth 22.8 milionë dollarë.

Qeveria e Finlandës ka publikuar edhe një udhëzues që qartëson mënyrën se si do të trajtohen monedhat.

Së pari ato nuk do të lejohet të ruhen në exchange të valutave virtuale, por do të mbahen larg internetit, në servera apo pajisje që nuk kanë komunikim me botën e jashtme, shkruan “Scantcv”. Shumica e monedhave janë konfiskuar gjatë disa bastisjeve që autoritetet kanë kryer që prej vitit 2016.

Ndërkohë, nuk jepet një koment mbi mënyrën se si janë ruajtur deri më tani këto kriptovaluta.

Në udhëzim thuhet edhe se autoritetet nuk mund ta trajtojnë bitcoin apo kriptovalutat e tjera si monedha zyrtare. Ato janë asete, sipas përkufizimit, ndaj nuk mund të përdoren apo pranohen si mënyra pagese apo investimi. 2,000 bitcoinët e sekuestruara nga Finlanda do të mund të këmbehen në euro pasi gjykatat të vendosin për përvetësimin e tyre nga shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…