Fiona Hill: Ukraina ndërhyri në zgjedhjet amerikane? Është një trillim i shërbimeve ruse

21 nëntor 2019 | 18:05

Ish-zyrtarja e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha të enjten, gjatë dëshmisë në procesin hetimor ndaj presidentit Donald Trump, se është “një trillim” se Ukraina, dhe jo Rusia, ndërhyri në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 në të cilat fitoi presidenti Trump.

Gjatë dëshmisë së saj përpara Komisionit për Zbulimin e Dhomës së Përfaqësuesve, Fiona Hill, kundërshtoi drejtpërdrejt presidentin Trump, i cili është shprehur ndonjëherë se ekzistonte mundësia që Rusia të ketë ndërhyrë në zgjedhje, por se e pranon mohimin nga presidenti Vladimir Putin se Moska pati ndërhyrë për ta mbështetur Trumpin.

Në një telefonatë të zhvilluar më 25 korrik, e cila gjendet tashmë në epiqendër të hetimeve, presidenti Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy “të na bëjë një favor” duke çelur hetime për një nga rivalët kryesorë demokratë për zgjedhjet e 2020-s, ish-nënpresidentin Joe Biden, si dhe për teorinë e diskredituar se ishte Ukrania që punoi në vitin 2016 për të ndihmuar sfidanten demokrate, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

Hill, e cila ishte deri në verë drejtoreshë e lartë për Evropën dhe Azinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se, “bazuar në pyetjet dhe deklaratat që kam dëgjuar, disa prej jush në këtë komision duket se mendojnë se Rusia dhe shërbimet e saj të sigurisë nuk zhvilluan një fushatë kundër vendit tonë dhe se, ndoshta, për ndonjë arsye ishte Ukraina që veproi kështu. Ky është një trillim që është iniciuar dhe propaganduar nga vetë shërbimet ruse të sigurisë”. (Voa)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.11.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…