Fitojnë Denveri e Bostoni, Donqiq realizon 50 pikë për Dallasin

26 dhjetor 2023 | 11:13

Ndeshje “big” të luajtura ditën e Krishtlindjeve në NBA, ku në fushë zbritën kampionët e basketbollit, në takime interesante. Kampionët e Denverit fituan me rezultat 120-114 ndaj Golden State. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Murray me 28 pikë e Jokiq me 26 pikë e 14 rebound.

Fiton edhe Bostoni, që mundi me shifrat 126-115 Lakersat në fushën e këtyre të fundit. Porzingis me 28 pikë e 11 rebound ishtë shënuesi më i mirë për Celtics, ndërsa 40 pikët e 13 rebound të Davis mbetën për statistikë për Lakersat. Fitore të rëndësishme korri Miami, që falë 31 pikëve të Vazques mundi Philadelphia (119-113).

Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund me rezultat 129-122 nga New York, ndeshje me rivalitet, ku shkëlqeu Brunson, autor i 38 pikëve. Lillard e Antetokounmpo realizuan 64 pikë së bashku, por që s’mjaftuan. Jashtë fushe fiton ekipi i Dallasit, që mundi me rezultat 128-114 Phoenixin, sfidë ku diferencën në parket e Luka Donqiq, autor i 50 pikëve e 15 asistim.

Rezultatet

New York – Milwaukee   129-122
Denver – Golden State    120-114
Lakers – Boston                115-126
Miami – Philadelphia      119-113
Phoenix – Dallas               114-128

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Murtez Ismaili BI shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH me…