Fitojnë Lazio dhe Napoli

10 janar 2021 | 16:59

Lazio e shqiptarëve ka shënuar fitore kundër Pamrës, kurse Napoli i Rrahmanit dhe Hysajt e mposhti Udinesen.

Lazio edhe pse pa asnjërin futbollist shqiptar në formacion e mposhti skuadrën e Parmës me rezultat 0-2. Luis Alberto dhe Felipe Caicedo ishin shënues për skuadrën nga kryeqyteti italian.

Strakosha ishte i lënduar, derisa Muriqit nuk iu dha mundësia të luajë asnjë minutë, sikurse edhe portierit Marco Alia.

Derisa Napoli e nisi ndeshjen me titullar Amir Rrahmanin dhe Elseid Hysajn, dhe kaloi e para në epërsi me golin e Lorenzo Insigne nga penalltia, por në pjesën e parë vendasit  barazuan rezultatin me golin e Kevin Lasagnas.

Tiemoue Bakayoko shënoi në fund të ndeshjes për rezultatin 1-2. Hysaj luajti gjithë ndeshjen, kurse Rrahmani u zëvendësua pas pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër Hellas Verona e mposhti Crotonën me rezultat 2-1.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar strukturat e…