Fitojnë Prishtina, Ylli, Bashkimi dhe Trepça

14 dhjetor 16:17

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës në IP Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e ka mposhtur Borean në “Karagaçi” të Pejës me rezultat 110:64 (30:19, 33:12, 27:13, 20:20) në kuadër të xhiros së XIII-të.

Te bardhekaltrit më të dalluarit ishin Granit Rugova me 31 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, Alban Veseli me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Fisnik Rugova me 14 pikë, 10 kërcime e 6 asistime e Muhamedali Janjeva me 14 pikë, 8 kërcime e 9 asistime. Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Sami Hajzeri me 19 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Bujar Qeku me 13 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe Blend Matoshi me 12 pikë e 7 kërcime.

Ndërkohë Golden Eagle Ylli pa vështirësi ka triumfuar në ballafaqim me Pejën me shifrat 110:68 (26:13, 34:18, 28:22, 22:15). Koshashënuesit më të mirë te ekipi fitues ishin Taylor Bessick me 23 pikë, derisa ai pati edhe 14 kërcime e 4 asistime, Mike Harmon me 18 pikë dhe Besnik Azemi me 15 sosh. Te pejanët më efikasit ishin Rron Ukaj me 19 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Edonis Devolli me 13 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Fitore në kuadër të xhiros së XIII të IP Superligës së Kosovës ka regjistruar edhe Bashkimi, skuadër kjo që e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 100:59 (30:12, 23:14, 24:12, 23:21). Më të dalluarit te portokallinjtë ishin Samir Zekiqi me 28 pikë e 3 kërcime, Daishon Knight me 22 pikë, 4 kërcime e 5 asistime dhe Adrian Motley me 15 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Ilir Hasani me 15 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Donat Rexhepi me 9 pikë e 4 kërcime.

Ndërkaq Trepça ka triumfuar në përballje me Rahovecin me shifrat 78:64 (13:13, 21:20, 31:17, 14:13). Julian Hyden me 26 pikë, 12 kërcime e 9 asistime, Mark Williams me 18 pikë, 7 kërcime e 4 asistime dhe Agon Selmani me 17 pikë ishin më të dalluarit te skuadra fituese, kurse te Rahoveci më efikasit ishin Junious Powrell me 19 pikë e 4 kërcime, Mustafë Merovci me 15 pikë, 6 kërcime e 2 asistime dhe Muhamed Hasani me 14 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dhënë fund…