Zidane ia mbyll “derën” Icardit

14 dhjetor 2017 | 16:08

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dhënë fund zërave që çojnë kapitenin e Interit, Mauro Icardi të Reali i Madridit, që në muajin janar.

Trajneri francez, pas triumfit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, ka thënë se pret përforcime në afatin kalimtar të janarit, por jo në repartin e sulmit.

“Icardi është një sulmues shumë i mirë, ashtu si shumë të tjerë, por e vërteta është që unë nuk dua përforcime në këtë repart. Afati kalimtar i janarit është për ndonjë riparim të vogël dhe unë kam kërkuar përforcime në reparte të tjera, pasi në sulm jemi të kompletuar. Patëm një krizë goli fillimisht, por tani skuadra po ecën mirë dhe po shënojmë me rregullsi”, ka thënë Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një raport vjetor për mina tokësore, është thënë se…