Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

12 nëntor 2026 | 15:58

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me ndeshjet e xhiros së nëntë.

Përballja hapëse do të zhvillohet të premten, me fillim nga ora 17:00, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Kryeqytetasit vijnë pas fitores dramatike ndaj Pejës dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ndërsa gjakovarët kërkojnë fitoren e dytë sezonale.

Të shtunën, nga ora 19:30, Bora rikthehet në palestrën “1 Tetori”, ku do të ballafaqohet me Yllin.

E diela sjell dy përballje të tjera, duke filluar nga ora 17:00 me duelin Peja – Trepça.

Pejanët nuk kanë shënuar fitore në kampionat që nga shtatori, kur kishin mposhtur pikërisht Trepçën në Mitrovicë.

Xhiroja përmbyllet në Prizren, ku Bashkimi pret Rahovecin 029.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur në një…