Fitojnë Wolfsburgu dhe Dortmundi

21 prill 2021 | 22:34

Wolfsburg dhe Borussia Dortmund nuk gabojnë në ndeshjet e sotme, teksa fitojnë edhe Hoffenheim e Mainz.

“Ujqit” po zhvillojnë një sezon fantastik dhe janë afër kualifikimit në Champions League. Wolfsburg fitoi 0-3 në fushën e Stuttgart falë golave të Xaver Schlager, Wout Weghorst dhe Yannick Gerhardt.

Suksesi i sotëm e mban Wolfsburg në vend të tretë të Bndesligës me 57 pikë, një më shumë se Eintracht Frankfurt dhe pesë pikë mbi Dortmundin. Verdhezinjtë fituan 2-0 në “Signal Iduna Park” kundër Union Berlin. Marco Reus zhbllokoi takimin në minutën e 27-të, ndërsa dy minuta përpara fundit portugezi Guerreiro realizoi golin e qetësisë.

Ky triumf e mban Dortmund në garë për një biletë në Champions League. Ndeshje e bukur dhe plot emocione ajo mes Hoffenheim dhe M’Gladbach. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por Hoffenheim zhvilloi një pjesë të dytë perfekte dhe fitoi 3-2. Sfida tjetër, ajo mes Werder Bremen dhe Mainz u mbyll 0-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e cila u zhvillua…