Fiton 5 milionë euro në lotari, pensionistja humb ndjenjat

13 shtator 2018 | 17:54

Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë ka humbur ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (gërvisht dhe fito).

Gruas mësohet se i ka rënë të fikët në dyqanin ku kishte blerë biletën, e cila e ka bërë të pasur.

Mediet italiane theksojnë se pensionistja e ka marr veten pas disa minutash dhe është larguar shumë e lumtur.

Identiteti i fitueses nuk është bërë me dije. “Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për “Ansa”-n titullari i kompanisë.

Ndërsa shitësi i biletës është shprehur kështu: “E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mirëpritur votimin e Parlamentit Evropian për…