PSD-ja mirëpret vendimin e Parlamentit Evropian për vizat

13 shtator 2018 | 17:50

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mirëpritur votimin e Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas kësaj partie, ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Republikës.

“Duke i falënderuar eurodeputetët për mbështetjen, Partia Socialdemokrate fton institucionet përgjegjëse të Kosovës, të ndërmarrin veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Evropian. Izolimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të merr fund. Ai është mbi gjithash pasojë e politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë. Çmimin nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës”, është thënë në njoftimin e PSD-së, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me…