Mbahet takimi i tretë i Grupit punues për ligjin për Qeverinë

13 shtator 2018 | 17:47

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se të enjten kanë mbajtur takimin e tretë të Grupit punues për hartimin e Projektligjit për Qeverinë.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për çështjet që duhet të trajtohen në këtë projektligj, siç janë definimi i sektorëve/dikastereve për qeverisje, vendosja e kufijve për numrin e ministrive dhe zëvendësministrave, fleksibilitetin e tepruar në këtë aspekt dhe kornizën ligjore ekzistuese.

“Grupi punues u dakordua që në fillim të muajit tetor, të përgatit një dokument i cili vendos parametrat e Ligjit që rregullon dikasteret, fushën e veprimit dhe numrin e përgjithshëm të tyre, duke i siguruar Republikës së Kosovës një qeverisje të mirë dhe efikase. Po ashtu, diskutuam edhe mbi kompetencat burimore të kryeministrit individualisht dhe Qeverisë si kolegjium, dhe u pajtuam se në fokus të ligjit për Qeverinë duhet të jetë përputhshmëria me praktikat e vendeve të BE-së, si synim sublim i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 13. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Interit, Sebastien Frey shprehet se gjithmonë e ka…