Fiton Juve, barazon Milani

15 dhjetor 2019 | 16:57

Kampionia në fuqi e Italisë, Juventusi shënoi fitore të lehtë në përballje me Udinesen (3-1). Dy gola i shënoi Ronaldo dhe një tjetër Bonucci për “Zonjën e Vjetër”, e cila përkohësisht merr pozitën e parë në kampionatin italian. Golin e nderit për Udinesen e realizoi në minutat shtesë Pussetto.

Milani pas formës se mirë në ndeshjet e fundit, sot barazoi me Sassuolon (0-0).

Ndërsa derbi e klubeve ku luajtën shqiptarët e fitoi Bologna e Blerim Xhemailit (2-1) ndaj Atalantës se Berat Xhimshitit. Në orën 20:45 zhvillohet derbi i kësaj xhiro në mes Fiorentinës dhe Interit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e madha angleze, Manchester United ka marrë vetëm nga…