Tottenhami fitoi në shtesë, Unitedi ndalet në barazim

15 dhjetor 2019 | 16:52

Skuadra e madha angleze, Manchester United ka marrë vetëm nga një pikë në përballje me Evertonin, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Evertoni ishte skuadra që kaloi e para në epërsi ndaj Unitedit në “Old Trafford” me autogolin e Lindelofit, kurse vendasit barazuan në pjesën e dytë nëpërmjet Greenwood.

Në ndeshjen tjetër Tottenham doli fitues në minutat shtesë në përballje me Wovesin (1-2). Moura i kaloi “Spurs”-at në epërsi, por me pas rezultatin në 1-1 e barazoi Traore. Në minutën e dytë shtesë Vertonghen shënoi me kokë për rezultatin 1-2.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të…