Fiton Reali, 4 pikë para Barcelonës

03 korrik 2020 | 00:07

Tri pikë të arta në “Alfredo di Stefano” që kanë aromën e titullit, pas fitores ndaj Getafes tani Reali është shkëputur në katër pikë nga Barcelona. Los Blancos kane 74 pike Barca 70, kur kane mbetur edhe 5 ndeshje.

6 ndeshje pas pandemisë, 6 fitore, Real Madridi ka vazhduar rrugën drejt titullit të 34 në La Liga.

Në ndeshjen e radhës, në ‘Alfredo di Stefano’, Reali vuajti për 90 minuta me Getafen që tregoi paraqitje fantastike, por në fund Los Blancos morën tri pikët me një gol të vonshëm të shënuar nga Sergio Ramos.

Në minutën e 79;, Dani Carvajal fitoi një penallti të cilën e konkretizoi mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, kapiteni Ramos.

Deri në fund, mysafirët sërish tentuan që të bëjnë diçka, por Real Madridi, që ka mbrojtjen më të mirë në La Liga, e ruajti rezultatin për t’i marrë pikët e plota dhe për ta shfrytëzuar gabimin e Barcelonës që dy ditë më parë barazoi me Atletico Madridin.

Kështu, Tani Real Madridi ka shkuar në kuotën e 74 pikëve, katër më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe 5 ‘finale’ deri në fund të sezonit të zgjatur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se…