Fitore e Kastriotit në nismë të stinorit pranveror

11 shkurt 2024 | 11:53

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça ka nisur stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja e parë e xhiros së 15-të u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në një atmosferë të bukur sportive.

Fitore shënoi Kastrioti me rezultatin 36:28.

Për skuadrën ferizajase është fitorja e nëntë këtë edicion. Me 18 pikë mbetet në pozitën e katërt. Trepça është e treta me 20 pikë.

Pas minutës së dhjetë Kastrioti ka nisur shkëputjen graduale në rezultat, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:12. Në pjesën e dytë Trepça u afrua në tri gola (20:17), por më pas sërish vendasit krijuan epërsi për fitore solide.

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me tetë gola. Shtatë i kishte Rron Ramadani. Te Trepça, Yassine Henahem i shënoi shtatë gola ndërsa gjashtë i kishte Sali Maxhera.

Të dielen janë ndeshjet Vushtrria – Besa Famgas dhe Prishtina – Rahoveci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buci Hajdari, njëri nga dy minatorët që ishte në gjendje…