Fitore e madhe nga Napoli

08 prill 2018 | 16:57

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen ndaj skuadrës së Chievo Veronës, me rezultat 2-1.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse në fillim të pjesës së dytë Napoli e humbi një penallti. Më pas shënuan mysafirët nëpërmjet Mariusz Stepinski (73), kurse golat e fitores për Napolin i shënuan Arkadiusz Milik (89) dhe Amadou Diawara (90). Fitore ka shënuar edhe Hellas Verona ndaj Cagliarit (1-0) dhe Crotone ndaj Bolognas (1-0).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun…