Fitore e ngushtë e Miamit ndaj Houstonit, Clippersi mposht Dallasin

21 dhjetor 2018 | 17:14

Dy takime të luajtura në NBA, me Miamin që mundi 101-99 Houstonin, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund. Houstoni e udhëhoqi ndeshjen në pjesën e parë, por në pjesën e dytë loja u bë më e bukur dhe me shumë barazime.

Në fund vendësit arritën të fitojnë falë 22 pikëve të Richardsonit dhe 19 të Johnsonit, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e 12 asistimet e Hardenit. Fiton edhe ekipi i Clippersit, që mundi 125-121 Dallasin, ndeshje e ekuilibruar dhe me luhatje, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren.

Vendësit ishin më këmbëngulës në fund dhe triumfuan falë 32 pikëve të Gallinarit dhe 26 të Lou Williamsit, ndërsa për Dallasin nuk mjaftuan 32 pikët e Donqiqit. Por vendimtarë janë lojtarët e stolit të Clippersit që realizuan 62 pikë.

Rezultatet

Miami – Houston 101-99
Clippers – Dallas 125-121

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është portier më i mirë…