Fitore minimale e Milanit

20 shtator 2018 | 23:47

Milani e ka nisur aventurën e tij në Europa League me një fitore të ngushtë ndaj ekipit modest nga Luksemburgu, Dudelange.

Një gol i Higuain në minutën e 59 i mjaftoi kuqezinjve për të marrë 3 pikët e para në grupin F, ku Olympiakos dhe Betis barazuan 0-0 në Greqi.

Skuadra B e Milanit, ku vetëm Romagnoli dhe Higuain ishin në fushë nga ekipi titullar, zhgënjeu me paraqitjen e saj ndaj disa lojtarëve gjysmë-profesionistë si ata të Dudelange.

Në ndeshjet e tjera të Europa League, Arsenali fitoi 4-2 ndaj Vorskla Poltavës, Chelsea mposhti 1-0 në transfertë PAOK-un dhe Lazio triumfoi 2-1 ndaj Apollonit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është treguar e madhe në Champions League. Bardhekaltrit kanë…