Fitore për Ferizajn dhe Prishtinën  

16 shkurt 2020 | 20:51

Ferizaj e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së dhjetë të Superligës së hendbollisteve, të luajtura të dielën. Ferizaj fitoi si vendas ndaj Jusuf Gërvallës, ndërsa Prishtina e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë.

Ndonëse pjesën e parë e humbi me rezultat 17:16, Ferizaj në të dytën shfaqi potencialin dhe fitoi në fund me rezultat 30:22. Për Ferizajn ishte fitorja e nëntë këtë edicion. Kjo skuadër është e dyta me 18 pikë, sa i ka edhe Istogu në vend të parë.

Prishtina është e treta me 16 pikë. Prishtina ka fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 28:22.

Ferizaj – Jusuf Gërvalla 30:22 (16:17)

Ferizaj: Rugova, Qerkini, Gashi 10, Reqica, Salihu 4, Misini, Sylejmani 1, Koneski 15, Thaqi
Jusuf Gërvalla: Gecaj 4, Hulaj, Qufaj 8, Tolaj 2, Qekaj 3, A. Ymeraj, Ymeraj, Shala, N. Qekaj 5

Vëllaznimi – Prishtina 22:28 (13:15)

Vëllaznimi: Mullakadrija, Kastrati 3, Gashi, Kursani 13, Frrokaj 2, Hoda 1, Cana, Varaki, Byci, Berisha, Radoniqi 3
Prishtina: Llapashtica, Krasniqi, Ipçi 2, Matarova 3, Stagova, Berisha 1, Sopjani 3, Mehmeti 13, Mekolli 6, Bregovina, Uka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30 vjet nga nisma e pajtimeve në Malishevë (16.02.1990) Ragip…