
Fitore spektakulare e FC Kosova Düsseldorf në miqësoren ndaj SV Alstaden
FC Kosova Düsseldorf ka regjistruar një fitore të thellë dhe bindëse në ndeshjen e dytë miqësore të parapërgatitjeve për sezonin e ri, duke triumfuar me rezultatin spektakolar 7-2 ndaj ekipit gjerman SV Alstaden, në fushën e këtyre të fundit. Një paraqitje mbresëlënëse e skuadrës sonë, që solli lojë të bukur, ritëm, emocione dhe plot gola për të gjithë të pranishmit.
Pas barazimit pa gola (0-0) një javë më parë me SV Solingen, në një takim ku munguan shumë lojtarë, kjo fitore vjen si një konfirmim i qartë i punës së mirë që po bën trajneri i ri, Alfonso del Cueto, në ndërtimin e një skuadre solide dhe pretendente për sezonin e ardhshëm. Kjo ndeshje shërbeu për të konsoliduar më tej idetë e trajnerit dhe për të rritur besimin e grupit.
Golashënuesit për FC Kosova:
E. Sadrija (’16)
K. Kajtani (’18, ’50)
F. Ahmeti (’22, ’32)
R. Callan (’66)
V. A. Souza (’70)
Me një sulm të shpejtë dhe efikas, si dhe një mesfushë që zotëroi lojën, FC Kosova tregoi qartë potencialin dhe ambiciet për të qenë një skuadër pretendente.
Ndeshja e radhës:
Skuadra jonë do të vazhdojë përgatitjet me një tjetër miqësore të shtunën, në orën 16:30, përballë ekipit gjerman Odenkirchen, që garon në Bezirksliga.
Forca FC Kosova!