Fitorja e dytë në Kampionatin Mesdhetar për Kosovën

07 maj 2024 | 11:04

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.

Pas fitores ndaj Malit të Zi, djemtë tanë të hënën mbrëma fituan edhe ndaj Irakut. Kombëtarja jonë dominoi nga fillimi e deri në fund për fitore bindëse, 24:16.
Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të fitimit të dy prej tri periudhave (9:5, 9:5, 6:6).

Diolen Ajvazi u shpall më i miri i ndeshjes, derisa ndaj Malit të Zi më i miri ishte shpallur Amar Muqolli. Të martën Kombëtarja jonë luan ndaj Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i…