Fitorja e shqiptarëve në Tuz afirmon identitetin kombëtar

08 mars 2019 | 08:28

Lideri i koalicionit “Forumi shqiptar”, Nik Gjeloshaj, ka thënë se fitorja e shqiptarëve është në të mirë të së ardhmes së Komunës së Tuzit. 

Ai ka treguar se ky koalicion ka fituar numrin më të madh të mandateve dhe së shpejti do të fillojë qeverisja. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka vlerësuar se qytetarët në Malësi kanë nevojë për vetëqeverisje të plotë e cila ka për qëllim realizimin e programit të hartuar së bashku me qytetarët. 

Ai ka thënë se fitorja e shqiptarëve në Tuz dëshmon vendosmërinë për afirmimin e identitetit kombëtar. 

Gjeloshaj ka bërë me dije se projekti kryesor i koalicionit qeverisës do të jetë ruajtja e identitetit.

Ai i ka bërë thirrje lidershipit politik shqiptar të jetë i bashkuar për të vepruar në të mirën e kombit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka…