Fitorja ndaj Bjellorusisë ia siguron Shqipërisë vendin e parë në grup dhe mbi 1 milion euro

16 nëntor 2020 | 17:12

Shqipëria mori të dielën në mbrëmje një fitore ndaj Kazakistanit, që e mban ende në garë për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë kuqezinjtë duhet ta mposhtin Bjellorusinë po në “Air Albania” të mërkurën për ta realizuar objektivin dhe për ta siguruar vendin e parë në grup, një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Gjithashtu, do të pozicionohet në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 dhe njëkohësisht do t’u garantojë arkave të Federatës Shqiptare të Futbollit shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar. Ndeshja Shqipëri – Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…