“Fituam, do të operojmë normalisht në Kosovë”: Drejtori i Telekomit të Serbisë thotë se ARBK “shfuqizoi vendimin” për MTS-në
Në fillim të muajit gusht Agjencioni për Regjistrimin e Biznezeseve (ARBK) që është në kuadër të Ministrisë, Industrisë dhe Tregtisë dhe Ndërmarësisë (MINT) i kishte hequr licensën e biznesit kompanisë MTS d.o.o që është degë e “Telekom Serbia” me arsyetimin se “një anëtar i menaxhmentit të kompanisë ka pasaport të lëshuar nga Republika e Serbisë”; por, tashmë Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë serbe, Vladimir Luçiq, duke four për RTSka thënë se ARBK ka shfuqizuar vendimin për heqjen e licensës dhe se janë kthyer në gjendjen e mëparshme për të operuar si më parë.
“E zgjodhëm pjesën më të vështirë”, ka thënë Luçiq, teksa pretendon se institucionet kosovare i kanë pranuar ankesën kompanisë. “Jam krejtësisht i bindur se tash do ta fitojmë edhe gjysmën tjetër të betejës dhe do të zgjidhim problemin e shtrirjes sonë në atë territor”.
Drejtori i “Telekom Serbia” thotë se tash “do të operojmë normalisht” në Kosovë.
“Dje, instanca e dytë e komisionit në ministrinë kompetente të Prishtinës e anuloi (vendimin e ARBK-së). E pranuan ankesën tonë, e kthyen në gjendjen fillestare, deri në një vendim tjetër. Sidoqoftë, ajo çfarë është inkurajuese në vetë vendimin dhe instruksionet që kanë dhënë është se ata janë të mendimit që Marrëveshja e Brukselit duhet të respektohet”, ka thënë Luçiq në televizionin publik serb.
“E zgjodhëm pjesën më të vështirë, që është ekzistenca e kompanisë sonë. Tash më duket mua që adminstrata e Prishtinës gjithashtu do ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit. Prandaj, këto përpjekje bizarre që ta fshijnë krejtësisht kompaninë tonë nuk do të ndodhin më”, ka vazhduar ai.
Drejtori i “Telekom Serbia” thotë që tash nuk presin që t’u kontestohet operimi “por zgjerimi”, siç pretendon ai, “përqendrimin do ta kenë që të na kontestojnë marrjen e operatorëve kabllorë që kemi pasur, do të thotë, që fokusi të jetë në parandalimin e shtrirjes sonë më të madhe”.
“Ky është segmenti”, thotë ai, “ku do të fokusohet Prishtina”.
“Falë Marrëveshjes së Brukselit dhe të gjithë aktiviteteve tona shpjeguese se çka do të ndodhte me shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit, do të ishte që 30 mijë njerëz do të mbesnin pa komunikim”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës – njëjtë sikurse Klan Kosovës – i kishte hequr licensën kësaj kompania, ngase pretendonte se MTS d.o.o po shkel rendin kushtetues ngase në dokumentet e tyre të regjistrimit qytetet n Kosovës përmendne si pjesë e Serbisë.
MTS d.o.o adresën e regjistrimit e kishte të shënuar si “Kosovska Mitrovica, Republika e Serbisë”.