Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, ja shuma që do të marrin sportistët shqiptarë

06 korrik 2022 | 14:05

Shqipëria mori 4 medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sportistët sipas ligjit do të marrin shpërblime financiare. Atletja Luiza Gega, fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa, si dhe vendosi rekord të ri Mesdhetar, duke thyer pikërisht rezultatin që kishte vendosur po vetë në “Tarragona 2018”.

Falë këtyre arritjeve Luiza Gega do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër për medaljen e artë dhe 30 milionë për rekordin mesdhetar, pra një total prej 50 milionë lekësh të vjetër.

Zelimkhan Abakarov u shpall kampion Mesdheu në stilin e lirë në mundje. Falë medaljes së artë, sportisti çeçen i natyralizuar me pasaportë shqiptare do të marrë 20 milionë lekë të vjetër, ndërsa Islam Dudaev, i cili fitoi medaljen e bronzit, do të përfitojë 8 milionë lekë të vjetër nga shteti shqiptar.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u shpall nënkampion në stilin e shkëputjes, do të marrë 10 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…